FOTO/ Hajdutë budallenj, grabisin postën dhe fotot i nxjerrin në FB

Tre të rinj nga Maqedonia kanë grabitur një postë në fshatin Voderady në Sllovaki duke vjedhur shuma të mëdha parash.

Slavcko, 28 vjeç, Kristijan, 24 vjeç dhe Goran 42 vjeç kanë treguar se janë vërtetë hajduta budallenj.

Pasi kanë vjedhur paratë, ata kanë publikuar fotografit me të holla në rrjetet sociale duke ua bërë të lehtë policisë identifikimin e tyre.

Një nga tre hajdutët është arrestuar, ndërsa pritet arrestimi edhe i dy të arratisurve të tjerë.