Ledian Memushaj, asist në fitoren e Pescarës

Ka përfunduar ndeshja midis skuadrës së Spezias dhe Pescarës me fitoren e këtyre të fundit me rezultatin 1-3.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Pilon ka kaluar që në pjesën e parë në avantazh të dyfishtë ndërsa në të 37-ën Galabinov shkurton për Spezian.

Më pas në pjesën e dytë Monakelo shënon dhe të tretin për Pescarën dhe vulos rezultatin e takimit.

Ajo që vlen të përmendet në këtë ndeshje është paraqitja e Ledian Memushajt, i cili vazhdon të shkëlqejë.

Sot ka dhënë asist në golin e parë dhe ky ishte i katërti në 5 ndeshjet e fundit. Kjo e bën lojtarin një lider të vërtetë në skuadër.