Java e re e Bundesligës nis me një rezultat të pabesueshëm

Eintracht Frankfurt dhuroi spektakël në sfidën që hapi javën e 8-të të Bundesligës.

Për të marrë fitoren e tretë radhazi në Bundesligë, skuadra e trajnerit austriak Adi Hutter shpartalloi me një breshëri golash Fortuna Dusseldorf.

Në “Commerzbank Arena”, vendasit triumfuan me rezultatin e thellë 7-1 në atë që mund të konsiderohet si ndeshja e jetës për talentin 20-vjeçar Luka Jovic.

Sulmuesi serb i cili luan si i huazuar nga Benfica te Frankfurti shkëlqeu duke realizuar 5 gola në këtë përballje, ndërsa bomberi tjetër i Eintrachtit Haller shënoi 2 golat e tjerë për vendasit ndërsa spikati edhe me 2 asiste.

Golin e flamurit për Dusseldorf e realizoi Lukebakio në minutën e 53-të.

Me këtë sukses Frankfurti kapi Bayernin në vendin e 6-të në kuotën e 13 pikëve.