Rama: Unë pyes gruan! Çani: Kujt i thua, të të besoj unë ty për këtë?

I ftuar në ‘Zonë e Lirë’, kryeministri Rama ka deklaruar se e keqja e këtij vendi janë burrat të cilët nuk pyesin gratë, ndërsa duke ju referuar vetes tha se është nga ata burrat që pyet gruan.

Deklaratë e cila solli menjëherë reagimin e Çanit, të cilit ju duk shumë mosbesuese, duke patur parasysh edhe sjelljen e Ramës me gratë, të cilat janë dhunuar kafshërisht prej tij.

Pjesë nga biseda:

Rama: Prandaj është katandisur kështu ky vend se burrat nuk pyesin gratë. Shiko sa mirë jam unë që pyes gruan.

Çani: Edhe këtë ma the. Ta besoj unë këtë tani?

Rama” Pyes unë o pyes?

Çani: Të njoh shumë mirë

Rama: Pyes?

Çani: Ti nuk pyet njeri, ti bënë atë që do vetë

Rama: Pyes 100 vetë dhe bëj si di vetë në fund.