FOTO/ Portieri i Manchester Cityt merr pasaportën e Kosovës

Arijanet Murqi është padyshim gardiani i së ardhmes së Kombëtares së Kosovës.

19-vjeçari pjesë e klubit të Manchester Cityt është kërkuar nga dardanët dhe tashmë ai ka pranuar dhe pasaportën kosovare.

Muriqi ka lindur në Zvicër, ndërsa prejardhjen e ka nga Rozhaja e Malit të Zi.

Tani me marrjen e pasaportës kosovare ai pritet t’i bashkohet Kombëtares së tij për ndeshjet e nëntorit të vlefshme për Ligën e Kombeve.