Liga angleze shtyn vendimin për Jose Mourinhon

Jose Mourinho do të jetë rregullisht në pankinë në supersfidën e kësaj fundjave mes Chelseat dhe Manchester United që do të zhvillohet në “Stamford Bridge” të shtunën në orën 13:30.

Liga angleze e futbollit i ka dhënë kohë trajnerit luzitan për të përgatitur në mënyrën më të mirë mbrojtjen e tij për koret ofenduese ndaj tifozëve përpara telekamerave që u shoqëruan edhe me gishtin e vogël në fitoren 3-2 me përmbysje ndaj Newcastle.

Kështu që Mourinho do ta sfidojë nga fusha ish-skuadrën e tij. Nga ana tjetër trajneri i Chelseat, italiani Maurizio Sarri, i ka dalë në mbrojtje portugezit duke nënvizuar: “Ka fituar gjithçka, përsa i përket rezultateve Mourinho është trajneri më i mirë në botë, mendoj që kritikat në drejtim të tij janë të ekzagjeruara”.