FOTO/ Laboratori i heroinës në Has, identifikohet zjarrfikësi, një tjetër prej të arrestuarve

Identifikohet një tjetër person, prej të arrestuarve të sotëm për laboratorin e heroinës, të gjetur ën has.

Ai është Flamur Bisho Çela, shofer i zjarrfikëseve të Shkodrës, prej 26 vitesh.

Më herët, u mësua se katër të arrestuarit e  tjerë, ishin babë e bir, pronarë ët shtëpisë, Xhavit e Mustaf Shuti, si edhe V .B.,  dhe A. Shuti.

Fillimisht ka qenë policia lokale e Hasit ka evidentuar një objekt ku dyshohet se përpunohej heroina.