Bllokohet autostrada Tiranë – Durrës, qindra automjete në radhë

Autostrada Tiranë – Durrës është bllokuar mbrëmjen e sotme.

Të gjithë automjetet që vijnë nga veriu policia i kthen mbrapsht te mbikalimi Kasharit, për të vijuar prej rrugës dytësore. Por edhe kjo rrugë është bllokuar pranë vendit të njohur si Casa Italia.

Qindra automjete presin në radhë. Fotot tregojnë kaosin e krijuar me trafikun.