Deputetet e PS: ‘Ligji Rama’ për shpifjet na shpeton nga divorcet, mos qeshni....

Kryeministri Edi Rama ka vënë në rresht deputetët e tij për të mbrojtur të ashtuquajturën “paketë anti-shpifje”.

Kjo nismë e Edi Ramës po kundërshtohet masivisht nga publiku, mediat, opozita si një rikthim në ligjet e dikurshme të agjitacion-propagandës, dhe së fundi po kritikohet hapur edhe nga komuniteti ndërkombëtar.

Por deputetët e Ramës, të nxitur nga shefi i tyre, në përpjekje për të mbrojtur të pambrojtshem, po thonë “budallallëqe me okë”.

Më poshtë keni dy nga eksponentët e grupit parlamentar socialist Fate Velaj dhe Bujar Çela të cilët të intervistuar për këtë çështje thonë se “paketa anti-shqifje” do na mbrojë edhe nga divorcet…!

Ndiqini prononcimet e tyre: