Gjendet një person i vdekur në anë të rrugës

Eshte gjetur një përson i vdekur në anë të rrugës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Afrim Gashi” në Skenderaj është gjetur një person i vdekur, shkruan Indeksonline.

“Është raportuar se skaj rrugës është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K/Shqiptar. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi obduksion”, thuhet në raport të policisë.