Buffon ‘voton’ për fituesin e ‘Topit të Artë’
Gianluigi Buffon zgjedh kandidatin e tij për “Topin Artë” dhe pa përdorur shumë fjalë ja prezanton atë botës.
Portieri i Paris Saint Germain voton shokun e tij të skuadrës dhe njëkohësisht një prej talenteve më të mëdha që ka prodhuar futbolli francez në dekadat e fundit.
Topi i Artë duhet të shkojë për Kylian Mbappe. Duke parë cilësitë e tij, por edhe për atë çfarë tregon në fushë dhe sa deçiziv ishte në fitimin e Kupës së Botës nga Franca, them që e meriton ‘Topin e Artë’. Mbappe është një fenomen dhe nëse do të dëshirojë të jetë më i mirë, mendoj që do të ketë një karrierë të gjatë dhe shumë të suksesshme”, theksoi Buffon.