Dy talentet shqiptarë pajisen me pasaportë, braktisin Zvicrën

Dy futbollistët e talentuar nga Kosova, Shkëlqim Demhasaj dhe Mirlind Kryeziu bëhen me pasaporta kosovare.

Si Demhasaj, ashtu edhe Kryeziu, kanë luajtur deri tani për Përfaqësuesen e Zvicrës U-21.

Dyshja ishte në pritje të pasaportave të Kosovës dhe kjo bëri që mos të grumbullohen për ndeshjet e muajit tetor ndaj Maltës dhe Ishujve Faroe.

Por tani pasi janë pajisur me pasaporta, si Demhasaj ashtu edhe Kryeziu pritet të jenë të grumbulluar në ndeshjet vendimtare të Kosovës ndaj Maltës dhe Azerbajxhanit.