Thaçi dekoron viktimën e Vuçiç/ Një paralele mes tmerrit të luftës dhe korrigjimit të kufijve

Kjo zonjë është kthyer brenda pak orëve në personazhin më të dashur dhe me më shumë mbështetje jo vetëm në Kosovë, por kudo ku ka shqiptarë. Ajo tregoi e përlotur për dhunën seksuale të ushtruar ndaj saj nga paramilitarët serbë në kohën e luftës 20 vjet më parë, kur ajo ishte veç një fëmijë 16 vjeç.

Ndërsa ky zotëria që 20 vjet më parë luftonte në vijën e parë të frontit, sot kërkon të dekorojë zonjën fisnike ndërsa realisht është një tradhëtar. Jo vetëm i kësaj zonje dhe shumë vajzave e grave të zhdukura apo të dhunuara, por edhe të idealit të luftëtarëve të UÇK.

Ky njeri që sot drejton shtetit e Kosovës po bisedon fshehurazi me njeriun që drejton Serbinë ( një bashkëpunëtor i paramilitarëve), për ta ndarë edhe më tepër Kosovën në një process jo transparent.

Në vend që të korrigjojë gabimet e politikës në të shkuarën sa i takon të zhdukurve apo dhunuarve, ai po kërkon korrigjim të kufijve .

TURP! Turp të përdorësh një zonjë fatkeqe për të bërë politikë kusarësh. Shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri do të bëjnë patjetër korrigjimin e politikës dhe të drejtuesve të vendit. Me votë dhe protesta i jepet fund talljes që politikanët në të dy anët e kufirit po i bëjnë shqiptarëve, historisë dhe kufijve të tyre.