Sondazhi në Itali shpall fituesin surprizë për ‘Topin e Artë’, ja renditja sipas votave

Mbi 14 mijë tifozë kanë votuar për lojtarin që duhet të fitojë “Topin e Artë”.

Së fundmi është e përditshmja italiane “Sportmediset” e cila ka publikuar një sondazh me futbollistët kandidatë për këtë trofe prestigjioz, shkruan SYRI.net.

Pavarësisht se me cilën skuadër je tifoz, në Itali janë të qartë për emrin që duhet të fitojë “Topin e Artë”.

Me një diferencë të madhe votash Ronaldo kryeson sondazhin duke marrë 45 për qind të votave, ndërsa pas tij vjen Griezmann me 19 për qind.

Ja rezultatet e votimit, ndërsa befasues është fakti që Leo Messi renditet i fundit me vetëm 2 përqind të votave.