Çmenduri tek Barça/ Blerja e bujshme shumë pranë largimit, Inter kërkon të përfitojë

Ishte lojtari më i përfolur gjatë merkatos së verës pasi futi në sherr Romën dhe Barcelonën.

Sulmuesi brazilian Malcom fillimisht kishte pranuar transferimin tek klubi italian, por në momentin e fundit ndryshoi mendje dhe iu bashkua Barcelonës.

Por tashmë me startin e sezonit të ri, Malcom po kërkon largimin nga Barcelona për shkak të minutave të pakta të vendosura në dispozicion nga Valverde.

Menjëherë pas kësaj Interi ka bërë kërkesë fillestare për disponueshmërinë e Malcom nga Barcelona, raporton Mundo Deportivo, shkruan SYRI.net.

Klubi i Serie A po përpiqet të përfitojë nga beteja e brazilianit i cili nuk është pjesë në tre ndeshjeve të fundit të Barcelonës.

Interi u përpoq të nënshkruante në verë me sulmuesin 21-vjeçar, por ata nuk mund të konkurronin financiarisht me katalanasit.