Familja sheh se ka varrosur njeriun e gabuar, kur 'i vdekuri' hyn në shtëpi

Një familje kanadeze aksidentalisht ka varrosur personin e gabuar. E ky gabim u zbardh vetëm kur personi që besohej se kishte vdekur, u kthye në shtëpi, shëndosh e mirë, disa muaj pas funeralit. Policia beson se trupi i varrosur gabimisht është i pianistit 80 vjeçar Scott Cushnie që ishte zhdukur që nga muaji gusht. Shokët e familjarët e muzikantit nga Toronto thonë se nëse ai do të ishte gjallë, “do të qeshte me këtë rast” dhe se atyre nuk u ka mbetur hatri nga familja që e ka varrosur pianistin. Nga zyra e mjekut thonë se trupi është zhvarrosur, kështu që identifikimi i plotë i tij tani mund të bëhet.

Si ndodhi ky lëmsh?

Shoqja e afërt e Cushnie, Andrea Reid ka thënë për BBC-në se ka pranuar një telefonatë nga policia gjatë javës së kaluar duke i shpjeguar se besojnë që e kanë gjetur atë dhe se ai aksidentalisht ishte varrosur. Policia i ka thënë asaj se një burrë, rrugës për në spital është rrëzuar në tokë gjatë gushtit të kaluar dhe një shofer i ambulancës e ka parë atë dhe e ka dërguar në spital, raporton BBC, transmeton koha.net. Ndërkohë, një familje tjetër gjithashtu ishte duke kërkuar për një të afërm të tyre. Policia i ka thirrur ata për të identifikuar trupin në morg, dhe trupi i tij pastaj ka qenë nën kujdesin e tyre.

Si i është thonë familjes

Muaj më vonë, njeriu që familja besonte se e kishte varrosur është kthyer i gjallë, pastaj Reid është kontaktuar nga policia të cilët e kanë zbuluar se kush ishte personi i varrosur. Scoot Cushnie ishte një person shumë i njohur për komunitetin e muzikës në Toronto. I lindur i verbër, ai ka luajtur piano në mënyrë profesionale për grupe të blues e rokut që nga ‘50-ta, e ka qenë në skenë së bashku me Areosmith e Duane Allman.