FOTO/ Kendall Jenner njësoj si të gjitha vajzat, kontrollon profilet e ish të dashurve

Kendall Jenner dhe Hailey Baldwin kanë qenë pjesëmarrëset e radhës në emisionin ‘Carpool Karaoke’. Të dyja modelet janë mikesha shumë të mira dhe u vendosën në një test për të provuar nëse gënjenin apo jo.

Në një moment Hailey pyeti Kendall nëse kishte krijuar ndonjëherë profile të rreme në rrjete sociale për të kontrolluar ish të dashurit e saj. Përgjigja e Kendall ishte aq realiste, por edhe qesharake në të njëjtën kohë.

“Ti e di përgjigjën për këtë. Po”, – tha Jenner. Ish të dashurit e saj janë personazhe shumë të njohur si Harry Styles, Asap Rocky, Jodan Clarkson dhe Blake Griffin. Më pas Kendall pyeti Haileyn nëse Justin Bieber mendon se ajo është e mirë. “Patjetër”, – u përgjigj Baldwin, por kjo rezultoi se ishte një gënjeshtër nga ana e saj.