Franca përmbys Gjermaninë, ja rezultatet e ndeshjeve të Ligës së Kombeve

Mbrëmjen e sotme u luajtën të tjera sfida interesante nga kompeticioni i Ligës së Kombeve.

Takimi më interesant i mbrëmjes, mes Francës e Gjermanisë, pa “gjelat” që dolën fitimtarë me shifrat 2-1 nga kjo sfidë, teksa Grizman i vetëm përmbysi “pancerat”.

Kros kaloi ekipin e Low në avantazh me një penallti që në minutën e 14-të, por në të dytën, e gjithë skena ishte për sulmuesin e Atletiko Madridit.

Në të 62-tën Griezman shënoi një gol fantastik me kokë që nga hyrja e zonës, ndërsa në të 80-tën, shënoi me një penallti duke përmbysur gjithçka.

Në sfidat e tjera, Uellsi mposhti Irlandën, me shifrat 0-1, në një derbi britanik, ndërkohë që Ukrainë mposhti 1-0 Republikën Çeke.