Arda Turan merr ndëshkimin më të rëndë në historinë e futbollit turk

Vazhdojnë telashet për Arda Turan. Ai ishte i dënuar për 16 ndeshje me ekipin e tij, që e mbart nga sezoni i kaluar.

Tashmë ai rrezikon edhe 12 vjet burg për shkak se pasi ngacmoi seksualisht bashkëshorten e këngëtarit të njohur turk Berkai.

Pas ngacmimit ai e goditi me grusht këngëtarin duke i thyer hundën dhe më pas e kërcënoi edhe me armë në spital.

Për këto veprime, klubi i tij, Bashakshehir, e ka gjobitur me 360 mijë euro.

Kjo është gjoba më e lartë e marrë ndonjëherë në elitë e futbollit turk.

Klubi ka paralajmëruar edhe masa të tjera në rast të dënimit të tij.