Tolgahan Sayisman falenderon Almedën që e ka ndyshuar si njeri

Teksa shikojmë fotot e çiftit të bukur Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman, krijohet përshtypja se diferenca e tyre në moshë është e papërfillshme.

Tolgahan ka mbushur 35 vjeç në dhjetor, ndërsa Almeda në shkurt, ditën e dasmës me Tolgën, mbushi 25 vjeçe.

10 vjet nuk janë pak, por ja që mes tyre nuk dallohen.

  Jo vetëm kaq por shpesh në intervista aktori turk tregon se si e ka ndryshuar në karakter bukuroshja shqiptare Almeda Abazi.

’Përpara se të njihja Almedën, kam qenë tepër gjaknxehtë dhe impulsiv. Isha një person i paduruar që irritohej për çdo gjë. Por, falë Almedës kam ndryshuar. Tashmë jam shumë më i qetë, i duruar dhe mendoj çdo gjë shumë herë përpara se të veproj’’, shprehet aktori i shumë serialeve./noa.al