Ish-Presidenti Bujar Nishani përgëzon INTV: Po rritet me shpejtësi

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka qenë sot i ftuar në emisionin “Kafe In” me Flavio Qarrin në “InTv” .

Ish-Presidenti nuk është kursyer aspak të lavdërojë këtë televizion që siç u shpreh ai po rritet me shpejtësi.

“Po e shfrytëzoj rastin për t’ju bërë komplimentin.. Në gjykimin tim, ky është një televizion qytetar, profesionist, modern, që po rritet me shpejtësi.

Simpatik po e po... Është e pamohueshme kjo punë. Ishte kënaqësi për mua ta nisja ditën këtu. Urime dhe suksese”, u shpreh Nishani i cili tanimë që nuk gëzon postin e Presidentit e ka shumë më të thjeshtë të veçojë mediet si në rastin e InTv.