‘Don Balon’ zbulon akordin e fshehur të Cristiano Ronaldos

Cristiano Ronaldo dhe çështja e përdhunimit të mundshëm i amerikanes 34-vjeçare, Katrin Majorga, duket se nuk tremb drejtuesit e mundshëm të klubit të Orlandos.

Skuadra e Shteteve të Bashkuara, e cila sapo ka humbur ish-milanistin Rikardo Kaka, duket se ka një akord me yllin portugez, Ronaldo, për vitin 2020.

Sipas asaj që referon revista “Don Balon”, për luzitanin është gati një kontratë prej 45 milionë eurosh në sezon.