Nga Kamza sherr në Bulqizë, plagos me thikë 22-vjeçarin

Një grindje me protagonistë dy të rinj ka ndodhur në Bulqizë.

Për pasojë, ka mbetur i plagosur një 22-vjeçar nga Bulqiza, ndërsa është prangosur autori i dyshuar, një 23-vjeçar nga Kamza.

Komisariati i Policisë Bulqizë

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestua në flagrancë shtetasi:

A. M., 23 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi në qytetin e Bulqizës, pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me thikë në këmbë shtetasin D. L., 22 vjeç, banues në Bulqizë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Dibër për veprat penale "Plagosje e lehtë me dashje", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", parashikuar nga nenet  89 dhe 279, të Kodit Penal.