Panucci refuzon të flasë për ‘Supersport’, ‘shpërthen’ Ilda Bejleri: Është arrogant…

Pas barazimit turpërues ndaj modestëve të Jordanisë, Christian Panucci është sërish në qendër të vëmendjes pasi ka refuzuar të flasë për “Superspot”.

Kjo ka sjellë menjëherë reagimin e gazetarëve dhe të panelit të platfomrës dixhitale që transmeton edhe ndeshjet e Kombëtares.

Ilda Bejleri, e cila e priste me mikrofon në dorë trajnerin, e ka cilësuar arrogant dhe aspak korrekt trajnerin. Ndërkohë, ish-trajneri i kombëtares, Astrit Hafizi, e ka cilësuar të pavend sjelljen e trajenrit të Komëbtares.

“Të gjithëve nuk na pëlqen të flasim kur punët nuk janë mirë, ndërkohë që jemi të detyruar të respektojmë mediat dhe opinionin publik. Sjellja e trajnerit është e papranueshme. Ai e nënvelërson shumë Shqipërinë dhe teksa u kërkon lojtarëve të jenë profesionistë, për vete jep shembullin e kuyndërt. Tërësisht e papranueshme kjo sjellje. Nuk e kam parë në asnjë vend”, ka thënë Hafizi ndër të tjera për “Supersport”.