FOTO/ Valbona Selimllari nuk rezervohet më, shfaqet publikisht me djalin dje vajzën e saj

Valbona Selimllari gjithmonë është treguar shumë e rezervuar përsa i përket jetës së saj private. Pavarësisht se vetë është personazh shumë i njohur dhe i dashur për publikun, nuk ka dashur që fëmijët e saj të bëhen pjesë e medias.

Megjithatë ata tashmë janë më të rritur dhe duket se Valbona po tregohet më e hapur me njerëzit që e ndjekin dhe e duan. Dy ditë më parë, në rrjete sociale ajo publikoi një fotografi të vajzës së saj, Viven, që kishte një ngjashmëri shumë të madhe me mamin.

Ndërsa sot radhën e ka Keni, djali më i vogël i Valbonës. Krahas fotos me të ajo ka vendosur diçiturën: “Jeta ime”.

Duke qenë se këto foto me fëmijët po vijnë radhë, tashmë të gjithë po presin edhe një tjetër me djalin e madh, Deni, për të plotësuar portretin e bukur familjar.

Me siguri ky duhet të jetë një vendim i përbashkët mes Valbonës dhe fëmijëve, për t’u shfaqur më shumë publikisht së bashku edhe në rrjete sociale gjatë një dite të zakonshme.

Tashmë fëmijët janë më të rritur dhe sigurisht që Valbona ndihet më e sigurt për fotografitë që publikon.