Dëshmia e Alizotit, Salianji: Rama i bën deputetë këto personazhe, nuk kam asnjë njohje

Deputeti Ervin Salianji i ftuar në Fax News foli mbi video-përgjimin ku duket Fredi Alizoti, i cili thotë se është marrë në makinë nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe është dërguar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në mënyrë që të pranojë versionin që i shkon për shtat mazhorancës.

Salianji u shpreh se në video besueshmëria ndaj këtij dëshmitari X është më e besueshme sesa nën kërcënim siç është shprehur dhe vetë Fredi Alizoti.

“Këtu nuk është çështja e versionit të Fredi Alizotit. Nuk kam asnjë njohje me Fredi Alizotin. Nuk e kam marrë seriozisht, kur më ka sjellë audiopërgjimin dhe më është dukur si një personazh i pabesueshëm. Kur prokuroi e nxorri si një dëshmitar X, në këto kushte besueshmëria në një bisedë të lirë është më e besueshme se sa nën kërcënim.

Jam thirrur në prokurori për të dëshmuar. Fredi Alizoti në këtë rast po thotë të vërtetën pasi nuk ka nxitje dhe duket qartë se nuk po gënjen. Ky është përdorur nga policia e shtetit për të montuar një proces në favor të minsitrit të Brendshëm.

Sot akt-ekspertimi i zërit është i ngjashëm me zërin që është në video. Policia nuk ka dërguar material bruto, por është një zë me cilësi të dobët.

Që unë të kam njohje me Fredi Alizotin. Nuk kam asnëj kontakt, zero kontakte. Rama i ka bërë këta ministra dhe kryetar bashkie. As Albert Veliun nuk e njoh dhe as Fredi Alizotin.“-tha Salianji.

Për sa i përket dhënies së një pagesë për të bërë zërin e Agron Xhafajt, Salianji u shpreh këto janë budallëqe.

“Këto janë budallallëqe! Nëse PD do të kishte kaq shumë para kjo nuk do të ishte më një forcë poltike. Nuk ka qenë çështja Babalja, por kanë qenë përfshirja e vëllait të ministrit të Brendshëm, Agron Xhafajt në trafik drogë, i cili sot është në burg.”- u shpreh Salianji.