A i ka fshehur Rama 200 mln euro në ishujt Saint Kitts & Nevis?

Sot Edi Rama ka marrë një vendim të Këshillit të Ministrave për të vendosur marrëdhënie me ishujt Saint Kitts&Nevis.

Duket një vendim i çuditshëm që me shumë gjasa Rama do të gjejë një alibi qesharake për ta mbështetur vendimin. Një prej tyre do të ishte alibia se Shqipëria po vendos marrëdhënie me një vend anëtar të OKB që mund të ketë premtuar se do të mbështeste pavarësinë e Kosovës.

Një argument i dyshimtë, ndërkohë që Hashim Thaçi, Edi Rama e Vuçiç po punojnë intensivisht për ndarjen e Kosovës, që e kanë refuzuar jo vetëm shqiptarët në rajon si një thikë pas shpine për pavarësinë e Kosovës, por edhe nga të gjithë politikanët seriozë të rajonit e të vendeve kryesore të BE si një minë me sahat për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit, e ndoshta edhe përtej Ballkanit.

Në fillim të mandatit të parë si kryeministër Rama u desh të përballej me një dokument konfidencial të prezencës së OSBE në Tiranë ku thuhej se Edi Rama është ‘zotërues i një pasurie prej 200 milion euro (me shumë gjasa kjo pasuri është rritur me mbi 5 herë gjatë 5 viteve në karrigen e kryeministrit) të fshehur në llogari off shore në emër të vëllait’.

Rama nuk e përgënjeshtroi asnjëherë publikisht këtë lajm të ‘rrjedhur’ në media ndërkohë që në median vendase është folur për presionet që Rama ka ushtruar ndaj ambasadorit të asaj kohë të zyrës së OSBE në Tiranë, madje duke i ndërprerë marrëdhëniet me të.

Pikëpyetjet për këtë lëvizje të Ramës shtohen po të kemi parasysh se Ishujt Saint Kitts&Nevis janë vendosur në vitin 2018, përmes një vendimi të ministrave të financave të vëndeve të BE në listën e zezë të parajsave fiskale (http://www.thestkittsnevisobserver.com/featured/st-kitts-nevis-added-eu-tax-haven-blacklist/).

Sipas këtij shkrimi, Reuters lajmëron se ‘…Bahamas, ishujt Virgin dhe Saint Kitts& Nevis do ti shtohen listës së zezë të BE si parajsa fiskale ku pastrohen e fshihen paratë e pista apo mund të shmanget pagimi i taksave, duke çuar në 9 numrin e vendeve në këtë listë të zezë…’.

Ky lajm i Reuters bazohet në një dokument të dalë nga zyrat e BE në Bruksel në datën 8 mars 2018.

Pyetja që shtrohet më të drejtë është:

Çfarë lidhje ka lajmi për fshehjen e 200 milion euro të Ramës në parajsat fiskale me vendosjen e marrëdhënieve e qeverisë Rama me ishjut Saint Kitts&Nevis? Përse Rama e merr këtë vendim pikërisht në këtë moment?

Sepse ky vendim i qeverisë Rama vjen pikërisht në një moment kur media ka raportuar se në fund të vitit 2018 do të ketë një pastrim të politikës nga individët me pasuri të dyshimta përmes hapjes së llogarive bankare në parajsat fiskale off shore.

Një prej të cilave e ka nxjerrë në dritë te diellit vetë Rama me vendimin e KM të marrë sot në datën 8 tetor 2018, pikërisht vetëm 7 muaj pasi këta ishuj janë vendosur në listën e zezë.