VIDEO / Avokati i gazetarit: Olldashi po përballet me Ramën, jo prokurorinë

I ftuar në studion e SYRI.net avokati Indrit Sefa, përfaqësuesi ligjor i gazetarit Jetmir Olldashi, është shprehur se kjo është një çështje politike.

Përballë gazetarit Alen Xhelili, avokati Sefa është shprehur se ‘klienti i tij po përballet me Ramën dhe jo prokurorinë’

‘Gazetari Jetmir Olldashi, nuk përballet me gjykatën e Krimeve të Rënda dhe Prokurorinë, por me Edi Ramën, Fatmir Xhafën e Taulant Ballën.

Po të shikosh përcaktimin e masës së sigurisë dhe seancën e sotme, në të dyja rastet roli i Olldashit është evaziv dhe prokuroria ka arritur në akuzën e saj, vetëm me anë të deduksionit.

Prokuroria nuk provon dot se si gazetari Jetmir Olldashi ka manipuluar audio-përgjimin.

Prokuroria nuk kishte dhënë asnjë informacion për klientin tim, Jetmir Olldashi, duke mos na njoftuar për hetimin apo masën e dhënë në mungesë’, u shpreh avokati Indrit Sefa në studion e SYRI.net.