VIDEO/ McGregor i kërkon falje Khabibit, kjo është biseda e tyre gjatë duelit

Dueli i zhvilluar dy ditë më parë mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor në meçin e shekullit ka lënë pas shumë polemika dhe gjëra për të zbuluar.

Pas fitores së rusit dhe sherrit që ndodhi jashtë kafazit, së fundmi janë zbuluar dhe fjalët që dy personazhet në fjalë kanë thënë kanë thënë gjatë përballjes mes tyre.

Ka qenë McGregor ai që fillimisht i ka kërkuar falje rusit, duke i shprehur keqardhje për atë që po ndodhte në kafaz dhe justifikuar këtë gjë me faktin se është thjesht biznes.

“Është vetëm biznes, më fal!”, janë fjalët e irlandezit ndaj rusit, ndërkohë që ky i fundit nuk ka vonuar me përgjigjen e tij, duke thënë: “Hej, dhe unë mendoj po ashtu”.