Basha: Në çdo shtab elektoral të PS ke kriminelë në krye të tavolinës!

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i mëshuar rëndësisë së Vetingut në politikë dhe ka zbuluar një fakt të ri të lidhjes së Partisë Socialiste me bandat kriminale.

“I keni parë shtabet elektorale që kanë krijuar?! – u tha Rama gazetarëve në takimin që pati me ta në PD. -  Me të dënuar...Në çdo shtab elektoral të PS ke kriminelë në krye të tavolinës. Natyrisht këto nuk janë në portale, se pse nuk përbëjnë më lajm për pronarët e mediave, por i gjeni lehtësisht në internet.”

“Emergjenca Kombëtare ku jemi nuk mund të zgjidhet me një Reformë të Kodit Zgjedhor. Ne kemi treguar përkushtimin tonë për reformën e Kodit Zgjedhor dhe ku kryesore është vetingu i politikanëve, njesoj si gjykatësit dhe policët. Ata që nuk justifikojnë dot pasurinë e tyre, të largohen. Pa dyshim që ne do të qëndrojmë dhe ky është një kusht i panegociushëm.

Kur ke një ministër të Brendshëm që menaxhon aferat e vëllait të tij, një kryeministër që mban lidhje me kriminelët, një kryetar të grupit parlamentar bandit...

Konsesnsui duhet midis palëve politike dhe jo mes meje dhe Rrahman Rrajës. Rama tani e ka konsensusin me Rrahman Rrajën, Rexhep Rrajën, Yrges Çyrben, Bajrët, Rragamët... Pa zgjidhur këtë problem, është e kotë. Ta zëmë se i hodhëm hi syve ndërkombëtarëve, opozitës, po pastaj kur të dalim para shqiptarëve?!"