Himarioti i dhunshëm rreh gruan, godet dhe policin që e arrestoi

Një burrë 44 vjeç, Jani Goro, banor i Himarës, u arrestua nga Policia dje, pasi kishte dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht, gruan e tij, L.B. për motive të dobëta.

Por, si të mos mjaftonte kjo, Goro ka goditur me sende të forta edhe policin që e arrestoi. Gjatë shoqërimit të tij drejt ambienteve të policisë së Komisariatit Himarë, ai e ka goditur me sende te forta duke e penguar atë të ushtrojë detyrën.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale "Dhunë në familje",  "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", "Goditja për shkak të detyrës", parashikuar nga nenet 130/a, 236, 237 të Kodit Penal.