Probleme të reja për Realin, dëmtohet Benzema

Sulmuesi i Real Madridit pritet që të mungojë dy javë si shkak i një lëndimi në kofshë gjatë ndeshjes kundër Alaves, duke vazhduar kështu problemet Julen Lopeteguit

Real Madrid ka përditësuar informacionet më të reja për Karim Benzema dhe në një deklaratë ka pranuar se ai ka lëndime në kofshë. Ata nuk kanë dhënë afat se kur do të kthehet nga lëndimi, por një lëndim i tillë i merr dy javë për tu shëruar.

“Pas testeve të bëra sot, lojtari i jonë Karim Benzema, është diagnostifikuar me një lëndim në kofshën e tij të djathtë. Rikuperimi i tij do të vazhdojë dhe teste të tjera do të bëhen”, thuhet në deklaratë.

Lëndimi i Benzemas do të thotë më shumë probleme për Realin.

Benzema u largua në pjesën e parë në humbjen e tyre kundër Alaves në vikend. Me Benzemën jashtë dhe frikën e gjendjes fizike të Gareth Bale, shto kësaj se ai do të luan për Wales në ndeshje ndërkombëtare, duke bërë që trajnerit  Julen Lopeteguit  ti rritet lista e lojtarëve të lënduar me Marcelon dhe Iscon që tashmë janë gjatë jashtë fushe e po ashtu me Dani Carvajal.

Real Madrid luan kundër Levantes pas ndeshjeve të Kombëtarëve dhe pastaj me Barcelonën në Camp Nou, ndeshje që do jetë vendimtare për të ardhmen eLopeteguit.