E bujshme/ 3 trajnerë të mëdhenj për të zëvendësuar Kovac te Bayerni, mes tyre Zidane

Ndërkohë që Gjermania feston Oktoberfest, edhe futbollistët e Bayernit nuk e kanë braktisur traditën, duke festuar së bashku me njerëzit në qytetin e Mynihut.

Por, sigurisht që situata në kampin bavarez nuk është fort e qetë.

Humbja 0-3 në “Allianz Arena” kundër Borussia Monchengladbach e ka rënduar akoma më shumë gjendjen tek ekipi më i titulluar gjerman, ku trajneri Niko Kovac cilësohet si fajtori kryesor për rezultatin e tretë negativ radhazi në kampionat.

Gjithsesi, presidenti Uli Hoeness ka deklaruar në një intervistë se do ta mbrojë deri në fund teknikun kroat, dhe situata është mjaft e qetë, pavarësisht gjërave që fliten.

Por, kjo deklaratë nuk i ka penguar mediat gjermane të aludojnë për kandidatët e mundshëm për stolin e Bayernit.

Emrat që pëlqehen më shumë nga drejtuesit janë ata të francezëve Laurent Blanc, Arsene Wenger dhe mbi të gjithë Zinedine Zidane.

Për tifozët, më shumë se sa Kovac, fajtorët kryesorë janë vetë futbollistët bavarezë.

Flitet se në dhomat e zhveshjes ka probleme mes ish-trajnerit të Eintrachtit të Frankfurtit dhe disa prej senatorëve të skuadrës, të pakënaqur për minutazhin e pakët në dispozicion.

E kjo nuk është hera e parë që kjo gjë ndodh, me Pep Guardiolan e Carlo Ancelottin, të cilët kanë pasur në të kaluarën të njëjtin problem.

Pas pushimeve të Kombëtareve, Bayerni i Mynihut do të ndeshet me Wolfsburg në kampionat, e drejtuesit me tifozët shpresojnë të jetë pika e kthesës për kampionët e Gjermanisë, pas startit perfekt në 7 ndeshjet e para.