Arsenali me ‘5 yje’, Chelsea ngjitet në majën e Premierligës

Janë luajtur 2 nga 3 ndeshjet e planifikuara për sot në Premier Ligë, të vlefshme për javën e 8 të kampionatit anglez.

Dy skuadrat e njohura angleze, Chelsea dhe Arsenal, kanë arritur të fitojnë ndeshjet e tyre në transfertë.

Fillimisht, ishin “Topçinjtë” e drejtuar nga Unai Emeri që morën një sukses, i gjashti radhazi në Premier Ligë dhe i nënti në të gjitha kompeticionet.

Dy gola nga Laccazette, 2 nga Aubameyang dhe një supergol i Aron Ramsey i dhanë fitoren 1-5 Arsenalit kundër Fulhamit, në “Craeven Cottage”.

Sukses mori edhe Chelsea, që ngjitet provizorisht në krye të tabelës.

Blutë e Londrës fituan 0-3 kundër Sauthempton, falë golave të Hazard, Barkli e Morata.