Gega largon presionin nga Partizani: Sfida me Kukësin nuk përcakton titullin kampion

Kukësi-Partizani që do të luhet ditën e hënë është ndeshja që do të ketë vëmendjen më të madhe në javën e 8-të të Kategorisë Superiore.

Në “Elbasan Arena” do të vihen përballë dy skuadra që si objektiv kanë titullin.

Por, për trajnerin e të kuqve, Skënder Gega, kjo ndeshje me Kukësin nuk është vendimtare për titullin.

Po të ishim dy javë nga fundi, me kënaqësi do të thoja që jemi për titull. Por, kemi edhe shumë ndeshje për të luajtur. Për ne është sfida e radhës dhe ne duhet të marrim maksimumin. Është e rëndësishme të jemi 100% mirë fizikisht, të tjerat t’ia lëmë fushës së lojës”, deklaroi Gega.