'Venom' pushton kinematë

Aktori britanik Tom Hardy, ka promovuar  filmin e tij të fundit "Venom", që ka të bëjë me personazhin e famshëm të Marvelit, karakteri negativ në filmin e Spidermanit në të cilën luajti Tobey Maguier.

Aktori dyzet e një vjeçar, më herët deklaroi se ka nënshkruar një kontratë e cila e lidh për tre vazhdime të filmit. "Mbetet të shohim reagimet e publikut. Mendoj se është një personazh i jashtëzakonshëm”, tha Hardy.

Filmi do të jetë i gatshëm për shfaqe nëpër kinematë në fillim të tetorit.

Personazhi “Venom”, është menduar në vitin 1988 nga shkrimtari David Micheline dhe vizatuesit Todd McFarlane dhe Mike Zeck. Bëhet fjalë për një simbiozë (personazhet në filmat e Marvellit) jashtëtokësor, i cili për të mbijetuar ka nevojë për një njeri, ndërsa në këmbim të kësaj, njeriu fiton fuqi mbinatyrore.

Ndonëse ky personazh fillimisht ishte ideuar me karakter negativ, më vonë në versione të ndryshme shndërrohet në një antihero të ashtuquajtur, dhe më vonë në një hero të vërtetë.