Rinovimi me Chelsea-n, Fabregas i hapur për bisedime

Ka gjithmonë zëra në rritje se Cesc Fabregas është drejt largimit nga Chelsea, ndoshta diçka e tillë mund të mos ndodhë.

Mesfushori spanjoll, i cili është në muajt e fundit të kontratës, shprehet se është i hapur për të biseduar me klubin për zgjatjen e kontratës edhe pse nga ana e drejtuesve nuk ka patur asnjë sinjal të tillë.

 31-vjeçari deklaroi se ka raporte shumë të mira me tifozët dhe me klubin, ndaj do të ishte i gatshëm të ulej e të bisedonte për një propozim të mundshëm për të qëndruar në “Stamford Bridge”.