Pse shitja e Pogba tek PSG është në të mirën e të gjithëve

Jose Mourinho mund të marrë shumicën e kritikave, por atmosfera rreth mesfushorit Pogba,  është përkeqësuar në një masë të tmerrshme

Shumë prej nënshkrimeve të rëndësishme të Manchester United në epokën pas Sir Alex Ferguson kanë qenë dështime. Kjo është e qartë.

Shumë para janë shpenzuar në emra si Memphis Depay, Bastian Schëeinsteiger, Henrikh Mkhitaryan, Alexis Sanchez dhe Angel Di Maria dhe shumë pak rezultate të dhëna në fushë. Paul Pogba është padyshim në rrezik të bie në atë kategori.

E ardhmja e Jose Mourinho është e pasigurtë dhe mundësia që ai të jetë në krye të ‘djajve’ vitin tjetër është shumë minimale. Portugezi është i akuzuari kryesor për formën dhe problemet që Pogba ka në Manchester.

Paris Saint-Germain është klubi më i ri që është futur në garë për të marrë shërbimet e francezit.  Flitet që Neyamr është aktivizuar në këtë operacion për të bindur francezin, ku ka një sërë arsyesh se përse ai mund të transferohet në Paris.

PSG bëri një sulm të fuqishëm për të transferuar Ngolo Kante por nuk arriti tja ilte mbanë. Me Rabiot që është në fund të kontratës dhe Thiago Motta që është pensionuar. Situata për një mesfushor duket alarmante dhe Pogba do të ishte një përforcim ideal.

Ata kanë nevojë për dikë që mund të fillojë ndeshjet e mëdha, dikush që mund të përmbushë pritshmërinë dhe dikush që mund të përmirësojë një nga zonat e pakta të ekipit ku ata aktualisht kanë vend për përmirësim.

Dhe kush më mirë se një djalë lokal si Pogba, i cili ka lindur vetëm pak kilometra nga qendra e qytetit të Parisit?

Kjo është lloji i nënshkrimit të PSG-së që dëshirojnë; Thomas Tuchel, trajneri i tyre, ka bërë një marrëveshje të madhe këtë sezon për dhënien e minutave për djemtë e akademisë lokale. Pogba do t'u jepte atyre një përzierje perfekte për të pasur njohje globale, por duke u zhytur në kulturën lokale.

OK, ai nuk është i njëjti lloj mesfushori si Kante, por ai do të ishte I duhuri për të përmbushur një nga dy vendet para tij.

PSG këtë verë largoji disa lojtarë duke përfituar shuma të konsiderueshme parashë pasi ishte I detyruar për shkak të FPF.

U larguan përfundimisht Goncalo Guedes, Javier Pastore, Yuri Berchiche, Odsonne Edouard dhe Jonathan Ikone teksa u huazuan, Hatem Ben Arfa, Grzegorz Krychoëiak, Kevin Trapp dhe Giovanni Lo Celso duke ulur shpenzimet e pagave.

Pogba ka kontratë deri në vitin 2021 dhe United kërkon të përfitojë para mos ta humbasë me parametra zero pasi do ishte një humbje e madhe. /Goal.com/

/Syri.net/Ariglon Pali/