Kaluan kufirin e gjelbër me çantat me kanabis, Policia greke kap 4 shqiptarë

Policia greke ka kapur 4 shqiptarë në Igumenicë, që kishin kaluar kufirin e gjelbër me 4 çanta të mbushura me kanabis, 767 kg në total të ndarë në 47 pako. Shqiptarët janë të moshës 20, 22, 30 dhe 41 vjeç.

Arrestimi ndodhi pas mesnate në Ampelia, Igumenicë. Policia  greke u sekuestroi edhe celularët. Dy prej të arrestuarve e kishin të ndaluar hyrjen në zonën Shengen dhe kishin gjoba në Greqi dhe ndalesa të tjera.