Paralajmërimi i Hazard për të ardhmen: Pas dy muajsh mund të ...

Sulmuesi i Chelsea, Eden hazard ishte i pasigurt kur u pyet për të ardhmen e tij në klub dhe tha se edhe pse për momentin është i lumtur, kjo gjendje mund të ndryshoi shpejt

Belgu vazhdimisht është lidhur me një largim nga Londra por duket se marrëdhëniet e tij me trajnerin e ri Sarri do të ndryshonin këtë qasje.

“Në këtë moment jam mirë por në dy muajt e ardhshëm mund të jetë ndryshe”, ka shpjeguar ai.

“Do të stërvitëm në fushë dhe ne do të shohim çfarë do të ndodh, nëse shënoi pastaj do të jetë mirë, nëse nuk shënoi por luaj mirë prapë do të jetë për mua mirë, por ne kemi nevojë që të fitojmë ndeshjet”.

Duke shikuar Premier Ligën ai beson që shoku i tij i skuadrës N’Golo Kante është njëri prej lojtarëve më të mirë.

“Në ligë ne kemi lojtarë shumë të mirë, Aguero është njëri prej më të mirëve, pastaj De Bruyne i cili është i lënduar për momentin”, ka vazhduar Hazard.

“Mos Salah ishte njëri prej më të mirëve sezonin e kaluar dhe Kante që është një nga më të mirët në skuadrën tonë”.

Këto deklarata kanë lënë të kuptohet se Hazard nuk është i kënaqur me transferet e Chelseat në verë dhe se ai pas dy muajve, kur është edhe afati kalimtar i dimrit, mund të largohet nga Chelsea.