Djali u diagnostikua me kancer rrënqeth këngëtari me deklaratën e tij: Shpresoja mos të zgjohesha më

Këngëtari i shumë hiteve të njohura si ‘Home’, ‘I believe in you’ etj Micheal Buble ka rrënqethur publikun gjatë emisionit ‘Today show’.

Këngëtari  foli me lot në sy për sfidat të pasurit një fëmijë me kancer.

Në vitin 2016 djali i tij i madh u diagnostikua me kancer në mëlci, lajm të cilën e mori nga bashkëshortja disa minuta para se dilte në skenë për të performuar në Londër.

’Thjesht vdiqa, se di si këndova. Kam qënë në autopilot.’ tregon Buble i cili më pas mori avionin privat për ty kthyer në Los Angeles   për të qënë afër familjes.

’Ishte e tmerrshme.Akoma është. Çfarë kaluam ne gjëja më tmerrshme që mund të kalojë një prindër apo thjesht si njeri.Do të doja të isha në vendim e tij, kam shpresuar pafund të isha në vendin e tij’ ka rrëfyer i prekur këngëtari për vogëlushin i cil i akoma po trajtohet në Amerikë.