Surprizë në Gjermani, me fitoren e sotme kjo skuadër kalon Bayernin në renditje

Werder Bremen u rikthye te fitorja teksa mposhti Wolfsburgun në ndeshjen hapëse të javës së 7-të të kampionatit gjerman, me rezultatin e pastër 2-0.

Pas humbjes në transfertën ndaj Stuttgartit fundjavën e kaluar, Bremeni u impenjua fuqishëm ndaj kundërshtarit dhe arriti të shënojë me Klaassen në pjesën e parë dhe Eggeesttein, pak minuta nga fundi.

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica e pa sërish nga stoli suksesin e skuadrës së tij, që tashmë ka parakaluar përkohësisht Bayernin e Mynihut, duke u renditur në vendin e dytë me 14 pikë, aq sa ka edhe Dortmundi kryesues.