Lopetegui: Nuk jemi në krizë, fitoret do të vijnë shumë shpejt

Julen Lopetegui nuk mendon se ekipi i tij është në krizë.

Pavarsisht rezultateve negative, e faktit që Reali i tij nuk shënon prej tre ndeshjesh, ish-tranjeri i Spanjës mendon se situata nuk është aq e rëndë sa duket, e fitoret do të vijnë shumë shpejt:

“Ky është Reali i Madridit, është normale që do të ketë kritika. E rëndësishme është ndjeshmëria që kemi me djemtë. Do të ketë gjithmonë momente të mira e të këqija, do të rregullojmë ato që kemi për të rregulluar, por kemi besim se do të bëjmë më të mirën tonë në të gjitha kompeticionet”.

“Aktualisht jemi me pikë të barabarta me vendin e parë të La Ligas, e kam besim se edhe në Champions do të kemi rezultate të mira. Mendoj se na ka munguar disi fati, por nuk ka problem. Punojmë çdo ditë për tu përmirësuar akoma më shumë”

Ndeshja e ardhshme për Realin është kundër Alaves në La Liga.