Të pret shkarkimi? Mourinho merr vendimin e tij në intervistën e pazakontë

Manchester United është duke vuajtur startin më të dobët të sezonit të tri dekadave të fundit, ndërsa trajneri portugez rrezikon që të mos fitojë për herë të parë në karrierë në 5 ndeshje radhazi.

Tekniku portugez ditën e sotme ka bërë befasinë e madhe duke dalë në konferencën e pazakontë për mediat, ku foli shumë shkurt,, shkruan tabloidi britanik “The SUN”, raporton SYRI.net.

Kjo është intervista rekord që zgjati vetë 3 minuta e 30 sekonda:

Cila është arsyeja e problemeve të ekipit?

Ka disa arsye.

Mund të na i shpjegoni cilat?

Jo.

Në shtëpi nuk keni shkuar shumë mirë?

E vërtetë, tre ndeshje, tre barazime. As nuk kemi fituar, as nuk kemi humbur.

Nëse do të ketë një tjetër ndeshje pa fitore, a do të ishte më mirë të largoheshit?

E pranoj gjykimin tuaj.

Do të jepni dorëheqjen?

Jo.