Rasti Xhisiela/ Bie alibia: Nuk ka bërë aksident, por është përdhunuar

Që kur Xhisiela Maloku u shfaq në dy televizionet më të mëdha të vendit për të recituar mjerisht skenarin që i kanë imponuar njerëzit që vazhdojnë ta mbajnë peng, shumëkush dyshoi se rrëfimi i saj nuk qe versioni real i ngjarjes.

Mes një sërë detajesh që të bënin të dyshoje për këtë ishte edhe versioni i saj se shenjat që kishte në trup nga përdhunimi i përkisnin një aksidenti automobilistik që ishte bërë shumë kohë më parë dhe jo keqtrajtimit nga djali i deputetit Rexhep Rahja.

Pikërisht këto dy versione, diametralisht të kundërta, ka analizuar të enjten në mbrëmje emisioni ‘Të paekspozuarit’.

Aty ishte i ftuar një nga ekspertët më të shquar mjeko ligjorë të vendit, me një eksperiencë pune, Sokrat Meksi.

Ai ka bërë analizën e ekspertizës mjeko ligjoreqë ka bërë kolegu i tij Elton Serani (dokumenti poshtë), si dhe versionit që Xhisiela dha në Open dhe Opinion.

Meksi konfirmoi versionin e kolegut të tij se plagët në 25 korrik 2018 kur është bërë ekzaminimi ishin të freskëta duke e rrëzuar alibinë e një aksidenti të vjetër.

‘Nëse do ishin nga një aksident automobilistik, do ishin më të rënda. Pra nuk qëndron si version’, tha mbrëmë Meksi tek emisioni ‘Të Paekspozuarit’.

Pjesë nga intervista:

Ylli Rakipi e pyeti: Pra dëmtimet nuk janë nga një aksident?

Sokrat Meksi: Jo jo, nuk janë. Përjashtohet.

Ylli Rakipi: A ekziston mundësia që një ekspert të ngatërrojë një aksident të vjetër?

Sokrat Meksi: Jo jo, nuk ngatërrohet. Është gjeja më elementare.

Pra është evidente se Xhisiela ka gënjyer publikisht dhe nën presion në televizionet kombëtare.

Dhe këtu nuk është puna vetëm se ajo është detyruar të mashtroje.

Puna është se ky mashtrim tregon se ajo ende mbahet peng, se pse është detyruar të tërheqë disa derë denoncimet dhe pse tani ka dalë në mbrojtje të përdhunuesit.

Ndaj kjo histori nuk mund të shitet më si një histori pasioni ku vajza bëri një denoncim nga xhelozia.

Ai është një krim me mbështetje shtetërore, që fatkeqësisht po vazhdon ende, tashmë pa droje për të gënjyer edhe mbarë opinionin publik.