FOTO/ ‘Popaji’ i Rusisë, njihuni me bodybuilding me krahë gjigant

21-vjeçari Kirill Tereshin është bërë hit në internet, falë dukjes së tij të pazakonshme.

Ai bën palestër por në vend se të hajë ndonjë dietë të shëndetshme, e injekton veten me një substancë të quajtur “synthol”, që bën që krahët e tij të rriten në një madhësi të pabesueshme.

Bodibilderi kontrovers, që me fotografitë e tij ka mbledhur më shumë se 500,000 fansa në rrjete sociale, tani thotë se ka krahët më të mëdhenj në Rusi.

Kirill tha: “Askush nuk i ka krahët si unë. Unë jam numër një”. Duke e injektuar veten me 250ml në bicepët e tij, ai rriti krahët e tij në mënyrë të pabesueshme.