Kukësi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen me Partizanin, ndryshon orari

Kukësi do të presë Partizanin në javën e tetë të Kategorisë Superiore.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” në datën 8 tetor. Si fillim ishte menduar që takimi të luhej në orën 17:45, por duke qenë se pak ditë më vonë do të luajë edhe Kombëtarja, është ndryshuar orari.

Klubi verilindor ka nxjerrë në shitje edhe biletat për takimin dhe vihet e një rritje e çmimit të biletave. Një biletë në sektorët A dhe B kushton 1000 lekë, ndërsa në tribunën VIP kushton 1500 lekë. Në çdo sektor tjetër të stadiumit, bileta kushton 500 lekë.

Ja njoftimi i plotë:

FK Kukësi njofton të gjithë tifozët që duan të ndjekin ndeshjen e javës së tetë të Kategorise Superiore ndaj Partizanit se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen , që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” të qytetit të Elbasanit, më datë 08.10.2018, ora 13:45.

- Biletat gjenden çdo ditë në Tiranë, në sportelin pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, nga ora 10:00, deri 17:00.

- Pika në Kamëz në rrugën “Skënderbeu” ku shiten gazetat, çdo ditë nga ora 07:00, deri në 22:00.

- Pika në Kukës është rruga e Xhamisë përballë market “Germizi”, nga ora 10:00, deri 23:00.

- Pika në Elbasan, biletaria e stadiumit “Elbasan Arena”, çdo ditë nga ora 10:00 deri në 22:00.

Çmimet e biletave:

- Në tribunën VIP kushton 1500 lekë të reja

- Tribuna A dhe B kushton 1000 lekë të reja

- Tribuna D-E-F
Tribuna C1-C2
Tribuna G1-G2-G3 të gjitha kushtojnë 
500 lekë të reja.