Ish Miss Shqipëria: Bashkëshorti im këshillohet me mua për çdo gjë

Ish-Miss Shqipëria Suada Sherifi ka vendosur t’i dedikohet karrierës si notere dhe familjes së saj.

Vogëlushja e saj Deizi është frut i dashurisë me partnerin Eldi Dizdari.

Ndodh shpesh që prindërit pas lindjes së fëmijës, sidomos tek nëna femrat, të fokusohen vetëm tek rritja e tyre dhe të lënë mënjanë partnerët.

Por për Suada Sherifin nuk ka ndodhur kështu. Ish- Miss Shqipëria ka qenë e ftuar në “Ftesë në 5”, ku ka treguar për marrëdhënien me bashkëshortin pas lindjes së vajzës.

Ajo ka thënë se marrëdhënia e tyre është forcuar më shumë dhe nuk e lë asnjherë pas dorë bashkëshortin.

“Unë nuk jam nga ato nëna që sapo bëhen me fëmijë nuk i kushtojnë vëmendje partnerit. Marrëdhënia jonë vazhdon të jetë njësoj dhe nuk ka ndryshuar fare. Bashkëshorti im këshillohet me mua për çdo gjë dhe unë jam “stilistja” e tij cdo mëngjes”- ka thënë Suada Sherifi