Kalimi në Real Madrid? Harry Kane merr vendimin përfundimtar

Real Madrid dëshiron të zgjidhë problemet e tyre sulmuese duke nënshkruar me sulmuesin Harry Kane, por ylli i Anglisë nuk dëshiron të lëvizë drejt “Bernabeu-t”, raporton Don Balon.

Prania e Julen Lopetegui nën drejtimin Real Madridit ka bërë që shumë “yje” të refuzojnë nënshkrimin me “mbretërit”, përfshirë këtu edhe Kane.

Ylli i ‘Spurs’ përfundimisht nuk e dëshiron kalimin në “Santiago Bernabeu” për shkak të trajnerit spanjoll.