Akuzat e PD ndaj Xhafajt, Ervin Salianji merret në pyetje nga krimet e rënda

Mbërrin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Ervin Salianji.

Deputeti demokrat do të pyetet në lidhje me akuzat e PD ndaj Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Mësohet se z. Salianji do të pyetet nga prokurorët e krimeve të rënda. 

Dje u bë publik fakti se Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte thirrur për të dëshmuar deputetin e PD. Fletëthirrja e Prokurorisë është firmosur nga prokurorët Gentian Osmani dhe Përparim Kulluri.

Po ashtu gjatë ditës së djeshme Salianji u shpreh në një postim në Facebook, se ishte gati që të dëshmonte për t’i shkuar deri në fund të vërtetës.